Ngarkesa nga Ekuadori, Hoxha: Kokaina u mor? Si u hap kontejneri në Durrës para se të kalonte në skaner

schedule12:02 - 20 Korrik, 2021

schedule 12:02 - 20 Korrik, 2021

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje për kapjen e 12 kg kokainë në një kontejner me banane disa ditë më parë në portin e Durrësit. Në studion e ABC, Hoxha tha se është e çuditshme që u kap një sasi aq e vogël lënde narkotike, ndërkohë që ka bërë një rrugë të gjatë nga Ekuadori për të mbërritur në Shqipëri.

“Ndryshe nga rasti kur u kap 12 kg kokainë, kur ndodhi që kontejneri kaloi në skaner dhe skaneri e konstatoi se ka lëndë narkotike. policia e hapi dhe e njoftoi kompaninë. U paraqiten aty shoferi i pronarit dhe vëllai i pronarit. Në këtë moment u arrestuan. Ne thamë pse nuk u la të shkonte të destinacion. Thamë që një sasi e vogël ishte rast i rrallë, ose po testohej linja ose ka qenë një ngarkesë tjetër dhe nuk është kapur. Sasia e kokainës aq e vogël vjen në rastin për të testuar linjës ose është vetëm një pjesë e sasisë dhe tjetra ka kaluar. Për këtë unë do ta shpjegoj. Autoritete tona u mjaftuan për të futur brenda banane pjekësin dhe shoferin, nuk e bënë që të zbulonin deri në fund kush është rrjeti. Ndërsa autoritetet u morën me këtë kompaninë “Alba Exotic Fruit” ,” u shpreh ai.

Lexo edhe: 11 kg kokainë në Durrës, zbardhet dëshmia e administratorit të arrestuar: Nuk kemi lidhje

Gazetari ka zbuluar të tjera zhvillime që kanë ndodhur gjatë kësaj jave. Hoxha tha se një kontejner i mbërritur po në këtë rrugë me banane është konstatuar i dëmtuar në pjesën frigoriferike. Dëmtimi është zbuluar nga kompania që merret me mbikëqyrjen. Lidhur me këtë rast policia dhe prokuroria nuk kanë bërë asnjë hetim dhe e gjithë historia është mbyllur duke i vendosur dy kapakë të rinj kontejnerit.

“Po gjatë javës së kaluar ditën e shtunë kompania që merret me mbikëqyrjen e kontejnerëve, kontrollin fizik. Kompania që bën këtë gjë ka konstatuar se në një nga kontejnerët që kanë ardhur nga Ekuadori, ishte vërejtur nga jashtë një ndërhyrje në pjesën frigoriferike. Bëhet fjalë për një kontejner tjetër që ishte po ashtu me banane. Për llogari të kësaj kompanie kanë ardhur 15 kontejnerë. Një nga kontejnerët që u hap ishte ajo që u gjet kokainë. Në pritje ishin 8 kontejnerë të tjerë, janë edhe tetë të tjerë në port që si ka marrë. E njoftojnë kompaninë, i thotë në kontejnerin tuaj me këtë numër vërejmë se në pjesën e jashtme kontejneri është dëmtuar. Merrni masa për prodhimin që keni brenda se po nuk punoi frigoriferi dëmtohet. Kontejnerët kur vijnë nga jashtë nuk kalojnë direkt në skaner, por shkarkohen dhe rrinë në pritje deri kur u vjen radha. Askush nuk e di se çfarë ka brenda. Gjatë kohës që kanë ndërhyrë në port, tek i dyti nuk i kishte ardhur radha për në skaner. Kompania që merret me mbarëvajtjen thotë që nuk punon frigoriferi se është hapur. Kompania vetë i thotë ka ndodhur kjo gjë, por njoftoni policinë. Kontejneri nuk kishte kaluar akoma në skaner. Në vend që të fillonin hetimet për këtë punë. Kur preket pjesa frigoriferike e kontejnerit ka lëndë narkotike. Hetimi duhet të fillonte, këqyrja e kamerave të sigurisë për të parë pse është ndërhyrë në atë kontejner. Linja që ka bërë ky kontejner, është identike sepse ka ardhur bashkë me të parin që u kapën 12 kg. Kjo ka qëndruar në heshtje dhe është gjetur zgjidhja duke i vënë dy kapakë të rinj dhe është njoftuar kompania e keni në rregull. Kjo këtu është pjesa frigoriferike. Edhe në rastin e orizit këtu ishte vendosur, në 2019. Shikojini si ka qenë dje dhe si i janë vendosur kasat sipër,” u shpreh ai, ndërsa ka publikuar edhe email-in që kompania mbikqyrëse ka njoftuar kompaninë për dëmtimin e njërit prej kontejnerëve.

Kontejneri i hapur

Kontejneri me kapakët e rinj

Hoxha thekson më tej se kontejnerët hapen në port përpara se të kalojnë në skaner dhe merret sasia e lëndës narkotike. Gazetari hedh dyshimet se kjo lëndë narkotike që mund të jetë marrë nga ky kontejner është e njëjtë me 12 kg që u kapën dhe kjo forcon dyshimet se përse u kap një sasi aq e vogël javën e kaluar.

“Pse dëmtohet kontejneri? Sepse aty është kokaina. Kjo gjë bëhet duke patur në  kontroll portin.  Po të ishte bërë në anije do ishin prishur bananet. Anija ka një muaj që udhëton. Në momentin kur është konstatuar kjo gjë duhet të ishte njoftuar prokuroria, por nuk ka pasur lëvizje. Sasia e lëndës narkotike që është kapur aty dyshoj se është e njëjtë me atë të 12 kg. Sepse nuk vjen kurrë një kontejner me aq pak ngarkesë. Nuk e kam publikuar lajmin pa e vërtetuar që është e vërtetë. Ai email-i që nxora tregon që kompania vetë e vërteton që kjo ka ndodhur. Kanë vendosur në ato dy dritaret e hapura dy kapakë dhe e kanë bllokuar. Si është e mundur që në rastin e parë u gjet 12 kg dhe në rastin e dytë nuk nisin hetimet. Është grabitur lënda narkotike pa shkuar në skaner. E vendosin kokainën në momentin që kontejnerët qëndrojnë në port në pjesën e jashtme sepse vetëm aty ndërhyhet. Dhe gjithmonë ndërhyrja bëhet kur kontejneri dhe mekanizmi është i tillë. Para se të ngarkohet me banane skanohet dhe njoftohet kompania që është i pastër. Kontejneri i skanuar mbushet me banane, mbyllet, i vendoset një kod unik dhe kalon për herë të dytë në pastër dhe thuhet edhe i ngarkuar me banane është i pastër dhe rri në pritje. Gjatë kohës që rri në pritje për të hyrë në anije ndërhyhet dhe kjo bëhet kur ke nën kontroll autoritetet e portit atje. Sot këtu çdo kontejner që vjen nga Amerika Latine kalon në skaner,” deklaroi Artan Hoxha. g.v/abcnews.al