“Forca e Ligjit” në Elbasan, në pranga Enver Çapja e Naim Gjarri

schedule17:57 - 17 Nëntor, 2018

schedule 17:57 - 17 Nëntor, 2018

Dy persona të arrestuar e 8 të shoqëruar, është bilanci i operacionit “Forca e ligjit në territor”, që u zhvillua këtë të shtunë në Elbasan. Në pranga u vu Enver Çapja dhe Naim Gjarri, pasi gjatë kontrollit në lokalin e të parit e banesën e të dytit u gjetën armë zjarri, municion luftarak dhe një sasi parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Dy persona të arrestuar, armë zjarri, municion luftarak, minë me telekomandë dhe një sasi parash e sekuestruar. Eshtë ky bilanci i operacionit Forca e Ligjit në Territor që u zhvillua gjatë të shtunës në Elbasan. Sipas informacionit zyrtar, policia e Elbasanit, e mbështetur nga Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë ushtruar kontroll në ambientet e një bar kafeje në lagjen Emin Matraxhiu në Elbasan në pronësi të Enver Capjas. Gjatë kontrollit u gjetën e sekuestruan në cilësinë e proves materiale 22 cope fishekë model 54, kalibër 7.62mm, nje pale targa automjeti gjermane, nje sasi prej 2110 euro dhe 372.000 leke.

Në pranga është vënë pronari 57 vjecar i lokalit Enver Çapja, banues ne Elbasan dhe 38 vjecari Naim Gjarri, banues në Elbasan, që teksa policia po kontrollonte lokalin, u largua me shpejtësi drejt shtëpisë. Policia i është vënë pas dhe gjatë kontrollit në banesë, u gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë e markës CLOCK, kalibër 9 mm, me një krehër të vendosur në të me 13 fishekë, një armë zjarri e tipit pistoletë e markës TT, me krehër të vendosur në të me 7 fishekë, 3 pako me fishekë model 54, kalibër 7.62mm, me nga 70 fishekë secila nga pakot, një krehër pistolete si ato të pistoletave CLOCK, me 15 fishekë model 9 mm të vendosur në të si dhe një pako e dyshuar si lëndë eksplozive, mine me sahat. Po sipas informacionit të policisë së shtetit, në kuadër të këtij operacioni, 8 persona janë shoqëruar, ndërsa materialet për dy të arrestuarit Enver Capja e Naim Gjarri, i kaluan prokurorisë së Elbasanit per vepren penale te ”Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve dhe municioneve luftarake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!