Thumb/ Bieta Sulo rrëfehet për familjen dhe konkurrencën me “Rudinën”

schedule18:30 - 17 Nëntor, 2018

schedule 18:30 - 17 Nëntor, 2018

E ftuar në këtë puntatë të Thumbit ka qenë moderatorja e emisionit “Ftesë në 5” Bieta Sulo. Një diskutim interesant ku gazetarja tregon planet për të zgjeruar familjen. Mos ndoshta shumë shpejt do të vijë një beb i ri?

Bieta iu përgjigj pa drojë pyetjeve të Aulonës dhe Fatmës. Ajo tregoi se ndihej më rehat në rolin e të intervistuarës pasi në këtë mënyrë e ka më të lehtë të thotë atë që mendon. Ajo foli gjithashtu për mendimet e para që kishte kur mori në dorë drejtimin e emisionit në Top Channel dhe përballjen më emisionin tjetër të pasdites të drejtuar nga Rudina Magjistari.

-Cila ka qenë pjesa më e vështirë kur tu besua detyra, fakti që do e merrje këtë pasditen në një gjendje jo shumë të mirë, apo fakti që do të kishe përballë një kundërshtare si Rudina e cila është stoike në vendin e vet?

“E vërteta është kjo. Pavarësisht se jam emër që jam menduar disa herë për të drejtuar emisionin “Pasdite në Top Channel”, por nuk ka rezultuar asnjëherë emri im. Në momentin që drejtuesi aktual i televizionit Ben Blushi me rekomandoi, unë pa një pa dy e pranova. Unë kisha një ide timen për nje emision timin, një marke timen. Për sa i përket konkurrencës, përballë Rudinës. Ajo ka shumë vite dhe unë shpeshherë edhe kur flas me njerëz i them që ajo nuk e ka ngrënë bukën kot. Shumë autorë në emisionin e pasdites janë ndërruar dhe kjo krijon paqëndrueshmëri tek shikuesi. Kështu që unë them që edhe ajo nuk e ka ngrënë bukën kot, por edhe nga televizioni ka qenë hapësira e lënë bosh.”

Bieta tregoi gjithashtu që matësit e audiencës janë shumë të rëndësishëm për të. Ndërsa me shumë sinqeritet ajo shprehet dhe për momentin e saj më të vështirë me një të intervistuar.

“Ka qenë në lidhje skype me Ermonela Jahon. Para hyrjes kishim bërë provën në skype dhe Ermonela ishte gati. Por pas siglës hyrëse lidhja në skype nuk ishte, ndërkohë flisja sepse duhet të mbushja transmetimin. I ftuari i pjesës së dytë nuk kishte ardhur ende dhe çfarë të bëja 15 minuta? Më shkonin dy gjëra në mendje: çfarë do bëj dhe mos po dukem si budallaqe. Kur shikoj tek led-i përballë fytyrën e Ermonelës doja ta përqafoja.”

Bieta rrëfeu dhe për jetën e saj familjare, marrëdhënia me djalin dhe Albani si baba.

-Si ka ndryshuar Albani pas lindjes së djalit?

“Kujdeset më shumë edhe për mua. Dëri sa bëri Kroi 1 vjeç ka qenë pak e vështirë, por ai është natyrë e dhimbsur.”

-E keni menduar të bëni një fëmijë tjetër?

“Po e kemi menduar. Po të mos isha në këtë angazhim në ekran ndoshta do ta kishim nisur që tani. Ne kemi patur qef të kishim 3 fëmijë. Por jo tani shpejt. Do e doja dhe një vajzë.”/abcnews.al