Roma siguron zëvendësuesin e Leonardo Spinazzola, i cili do të qëndrojë 6 muaj jashtë fushave për shkak të dëmtimit që pësoi në çerekfinalen e Euro 2020 ndaj Belgjikës.
Klubi italian ka arritur akordin me Palmeiras për shërbimet e Matias Vina. 23-vjeçari uruguaian (16 ndeshje me kombëtaren) luan në krahun e majtë dhe në qendër të mbrojtjes.
? Matías Viña es nuevo jugador de @OfficialASRoma se acaba de cerrar la compra a @Palmeiras por 11 millones de euros + 2.5 en bonos. @Nacional recibe el 40% (4.4 millones). pic.twitter.com/jUT6zF1V8H
— Gonzalo Ronchi (@GonzaloRonchi) July 19, 2021
11 milion euro do të paguajnë verdhekuqtë në arkat e klubit brazilian, që do të përfitojë edhe 2.5 milion të tjera në formë bonusesh.
Përforcim i nevojshëm dhe cilësor për Jose Mourinhon, teksa nga ky operacion përfiton edhe Nacional. Klubi uruguaian kishte ruajtur 40% të kartonit të Vina, dhe do përfitojë 4.4 milion euro. /abcnews.al