Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Pak minuta shi, Elbasani “noton” në ujë, përmbyten disa segmente rrugore

schedule15:54 - 19 Korrik, 2021

schedule 15:54 - 19 Korrik, 2021

Kushtet e paqëndrueshme të motit vijojnë të shoqërojnë vendin tonë. Kësaj here epiqendër e motit të keq është bërë Elbasani, i cili është goditur nga një shi i dendur mesditën e sotme.

ABC mëson se janë përmbytur disa segmente të ndryshme të rrugës Elbasan-Papër.

Si pasojë e reshjeve të shumta kanalet kanë dalë nga shtrati, ndërkohë që në aksin kryesor rrugor janë grumbulluar mbetje inerte të cilat janë spostuar nga reshjet e shiut.

Disa automjete kanë ndaluar në anë të rrugës deri në përfundim të reshjeve të shiut, ndërsa fatmirësisht deri tani nuk raportohet për incidente. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!