Gjykata e Posaçme e Apelit, kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Edmond Karriqin, prokurorin e Kukësit, i cili tre javë më parë u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion.
Apeli i GJKKO-së këtë të hënë ka refuzuar kërkesën e drejtuesit të prokurorisë së qytetit verilindor duke e lënë atë pas hekurave të patën deri në përfundim të hetimeve.
Lexo edhe: 2 mijë € për të nxjerrë nga burgu, kush është sekseri që i dorëzoi zarfin prokurorit?
Sipas SPAK, Karriqi u vu në pranga pasi në këmbim të 2 mijë eurove ndryshoi masën e sigurisë për një person që e ka pasur nën hetim, për drogë.
Së bashku me Karriqin, SPAK urdhëroi arrestimin edhe të shoferit të tij Isuf Gega, dhe 2 personave të tjerë./abcnews.al/