Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për “kuruesin e rremë” të Covid

schedule12:53 - 19 Korrik, 2021

schedule 12:53 - 19 Korrik, 2021

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për një 65-vjeçar që përmes mashtrimit tregtonte një medikament me pretendimin se kuronte sëmundjen e koronavirusit. Sipas hetuesve shtetasi, Frederik Frrokaj në korrik të vitit të kaluat në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar një video ku reklamonte një medikament të “krijuar” prej tij që shëronte sëmundjen Covid-19.

Për të dokumentar këtë aktivitet kriminal, prokuroria ka infiltruar dy agjentë të policisë dhe pasi kanë lenë takim me 56-vjeçarin kanë blerë “medikamentin” kundrejt shumës prej 20 mijë lekësh.

Më pas janë janë realizuar analizat dhe ka rezultuar medikament i rremë  me përbërje të të cilit 80 % e sasisë është kripa. Për këtë prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar dosjen për gjykim me  akuzën e mashtrimit në dëm të 56-vjeccarit Frederik Frrokaj. /abcnews.al