Vendi ynë këtë fillim javë është nën masa ajrore të paqëndrushme me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme të shoqëruara edhe me reshje shiu.
Meteorologa, Adiola Bami bën me dije se duke filluar nga e mërkura do të ndryshojnë kushtet atmosferike në vendin tonë, duke bërë që të kemi një mbizotërim të motit të kthjellët dhe me diell.
Ndërkaq në fundjavë pritet që temperaturat të arrijnë vlerën në 37 gradë.
“Vendi ynë do të paraqitet me mot të paqëndrueshëm këtë fillim jave. Rrebeshet do të jenë të izoluara ndërsa reshje të pakta do të vijojnë në të gjithë territorin. Duke filluar nga e mërkura do të kemi mbizotërim të motit me diell, ku në fundjavë temperaturat të arrijnë deri në 37 gradë”, ka thënë ajo.
Gjithashtu të njëjtat kushte atmosferike do të jenë dhe për vendet e rajonit ku në Kosovë gjatë fundjavës termometri do të arrijë deri në 32 gradë celsius, ndërsa në Maqedoninë e Veriut në 34 gradë celsius. e.su./abcnews.al