“Doktor Plastik” rikthehet sonte në ABC

schedule16:17 - 18 Korrik, 2021

schedule 16:17 - 18 Korrik, 2021

Doktor Plastik, reality show i parë shqiptar mbi kirurgjinë estetike dhe rikonstruktive që ka thyer rekord shikueshmërie rikthehet me sezonin e ri. Me një ide të autores Elda Laze dhe prezantimin e Kiara Titos, skuadra e “Doktor Plastik” dhe “Spitalit Amerikan” do të sjellin histori dhe rrëfime të njerëzve të zakonshëm që i janë drejtuar Spitalit Amerikan për të bërë një ndërhyrje estetike të lindur apo të fituar në kohë.

Të gjitha ndërhyrjet e sezonit të ri janë realizuar nga departamenti i kirurgjisë estetike dhe rikonstruktive në “Spitalin Amerikan 2” me në krye Doktoreshë Rezarta Kapaj. Të shumta dhe të shumëllojshme do të jenë historitë e personazheve të Doktor Plastik të cilët marrin guximin të shfaqen me zë dhe figurë komplekse estetike që i ka shqetësuar prej kohësh.

Cilët do të jenë ndërhyrjet e këtij sezoni?Do të jenë nga më të ndryshmet dhe më të paimagjinueshmet”-thotë autorja Elda Laze. “Kurse transformimet do të jenë nga më ekstremet” shton Laze duke premtuar se ky sezon do të vijojë në linjën e dy sezoneve të para ku një episod trajton historinë personale të një personazhi të kombinuar me historinë mjekësore dhe estetike të zhvilluar në Spitalin Amerikan 2.

Duke parë suksesin e jashtëzakonshëm të sezoneve të para, edhe ky sezon i Doktor Plastik premton t’ju mbërthejë para ekranit të ABC me një episod premierë çdo të diel ora 20.30 si dhe ritransmetime ditën e premte ora 21.30 dhe të hënën ora 11.00. Doktor Plastik do të shfaqet edhe në ekranin e T 7 në Kosovë çdo të diel në orën 21.00.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!