Vllaznia arriti të mposhtë me shifrat 3-0 skuadrën e Siroki Brijeg në Shkodër dhe u kualifikua në raundin e dytë të Conference League.
Ndeshja e parë në Bosnje qe mbyllur me shifrat 3-1 dhe Vllaznisë i duhej minimalisht të fitonte me dy gola diferencë në 90 minuta për të çuar ndeshjen ne shtesë.
Në fakt shkodranët fituan me tre gola diferencë dhe e morën kualifikimin pa qenë nevoja e shtesave. Erdenis Gurishta ishte i bindur që pa nisur ndeshja që do shkonte kështu.
Këtë e tregon vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale. Kapiteni i shkodranëve kishte një dialog të shkurtër me gjyqtarin, ku ky i fundit tregonte rregullin e ri të zhvleftësimit të golit jashtë fushe.
“Nëse ndeshja përfundon 2-0, nuk kualifikohet Vllaznia, por ndeshja shkon në shtesë”, shpjegonte arbitri. Përgjigja e Gurishtës dhe reagimi i gjyqtarit ishin epike.
“Nuk do shkojë deri në shtesë”, tregon Gurishta t’i ketë thënë gjyqtarit, i cili nuk e mbajti dot të qeshurën në ato momente. /abcnews.al