Dekretimi i Lleshajt, reagon Basha

schedule22:13 - 16 Nëntor, 2018

schedule 22:13 - 16 Nëntor, 2018

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Edhe kreu i opozites ka zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur mendimin e tij në lidhje me dekretimin e Sandër Lleshajt në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Me a pa Llesh Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë”, shkruan Basha.

Me tej kreu i opozites përfundon reagimin e tij duke shkruar: “Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!