Interi ia del të fitojë miqësoren e parë me Simone Inzaghin në pankinë. 90 minutat e kohës së rregullt të miqësores ndaj Luganos, përfunduan në barazim 2-2.
Zviceranët kaluan në avantazh të dyfishtë brenda 35 minutave të para, por golat e Danilo D’Ambrosio (38′) dhe uruguaianit Martin Satriano (54′) evituan humbjen e kampionëve të Italisë.
Zikaltrit u treguan më të saktë nga goditjet e penalltive, duke ia dalë të triumfojnë. Andrea Ranocchia realizoi penalltinë vendimtare, teksa rumuni Radu kreu dy pritje fantastike.
Interi fitoi “Lugano Region Cup”. Andi Hoti, mbrojtësi 18-vjeçar dardan, u grumbullua në këtë takim, por nuk u aktivizua nga trajneri Inzaghi. /abcnews.al