Revolucion nga FIFA: Çdo pjesë nga 30 minuta dhe rivënie anësore me… këmbë!

schedule20:57 - 17 Korrik, 2021

schedule 20:57 - 17 Korrik, 2021

Rregullat e futbollit kanë ndryshuar disa herë gjatë viteve. FIFA ka ardhur me katër propozime të reja në lidhje me ndeshjet e lojës më të bukur me top. Pasi u anulua rregulli i golit jashtë fushe, tani po synohet që duelet e futbollit të zgjasin më pak se 90 minuta.

Qeveria Botërore e Futbollit sugjeron që çdo pjesë të kalojë nga 45 në 30 minuta, por me risinë që ora do të ndalonte në çdo ndërprerje, një masë që po praktikohet në të tjera sporte si basketbolli dhe futsalla. Më pas zëvendësimet.

Pesë lejohen për momentin, por FIFA mendon se numri i tyre gjatë një ndeshje të mos jetë i limituar, duke lejuar trajnerët që të kryejnë sa zëvendësime të duan. Propozimi tjetër lidhet me rivëniet anësore. Harrojini hedhjet me duar, në vazhdim do tentohet që të hidhen me këmbë.

FIFA mendon se një gjë e tillë do të krijonte situata më të rrezikshme, pasi topat mund të dërgoheshin direkt në zonën e penalltisë së ekipit kundërshtar. Në fund kartoni i verdhë. Kush ndëshkohet, duhet të qëndrojë 5 minuta jashtë fushave, pra pezullim i përkohshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!