Një gol nga ata që rrallë shihen në futboll. Ka ndodhur edhe herë të tjera të shënohet nga distanca të largëta dhe këtë herë ishte radha e James Bissue.
Futbollisti i Elmina Sharks në Gana nuk është menduar dy herë, edhe pse ndodhej rreth 65-70 metra larg portës së skuadrës kundërshtare, Legon Cities.
Sigurisht ai e ka parë portierin kundërshtar dhe me një goditje të fortë e të saktë e ka dërguar topin drejt e në rrjetë. Me siguri Bissue këtë gol nuk do ta harrojë… /abcnews.al