Aksidentet në vend, 1 i vdekur dhe 10 të plagosur

schedule22:15 - 16 Nëntor, 2018

schedule 22:15 - 16 Nëntor, 2018

Një i vdekur dhe 10 të plagosur është bilanci i aksidenteve që kanë ndodhur gjatë orëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit.

Një autobus me nxënës shkolle doli nga rruga në Qafë-Thanë. Fati i ndihmoi të gjithë pasi mjeti rrezikoi të përfundonte në një greminë. Aksidenti ndodhi pasditen e së premtes dhe gjimnazistët po udhëtonin nga Korça në drejtim të Fierit. Për pasoje dy vajza dhe pesë djem mbetën të lënduar lehtë.

Pasi morën ndihmën mjekësore në spitalin e Prrenjasit u larguan për në shtëpite e tyre. Shkak i aksidentit dyshohet moti me lagështirë dhe një pakujdesi e drejtuesit të mjetit. Më herët një këmbësor humbi jetën në një aksident rrugor në lagjen “Vullnetari” të qytetit të Elbasanit. Viktima është 55-vjeçari, Shaban Kasemi.

Në njoftimin e policisë lokale thuhet se një mjet tip “Mitsubishi” që drejtohej nga një 41-vjeçar goditi për vdekje kalimtarin. Në Berat, një automjet doli nga rruga në vendin e quajtur “Ura e Kuçit” dhe për pasojë dy persona mbetën të plagosur. Një tjetër aksident ndodhi mbrëmjen e të premtes në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë. Një autoveturë u përplas me një motor duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e këtij të fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!