Variantet e reja të koronavirusit kanë shkaktuar shqetësim tek autoritetet për shkak të shtimit të rasteve me Covid. Autoritetet braziliane bëjnë me dije se gjatë 24 orëve janë regjistruar 45 ,591 raste dhe 1,456 viktima.
Numri zyrtar i të vdekurve nga pandemia në Amerikën Latine ka shkuar në 540,398, me një total prej 19,308,109 të infektuarish.
Kujtojmë se më herët Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se variantet e reja të cilat mund të jenë më të rrezikshme, mund të përhapen në të gjithë botën. Po ashtu zyrtarë të OBSH-së janë shprehur se një ndër faktorët kryesorë të rritjes së rasteve me Covid në të gjithë botën është varianti Delta, pasi ka edhe një transmetueshmëri të lartë. s.ba/abcnews.al