Admir Mehmedi ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja e Zvicrës. 30-vjeçari i Wolfsburg në Bundesliga, ekip me të cilin sezonin e ardhshëm do të luajë në grupet e Champions League, ka bërë publik vendimin e tij me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Sulmuesi me origjinë shqiptare ka luajtur me të gjithë grupmoshat e helvetëve, ndërsa me kombëtaren e madhe numëron 10 gola në 76 ndeshje. Mehmedi luajti Botërorin Brazil 2014, Euro 2016 dhe Euro 2020 me Zvicrën.
Vendimtar ishte në kualifikimin ndaj Francës, përballje në të cilën realizoi saktë penalltinë e pestë dhe i dhuroi skuadrës së tij kalimin në çerekfinalet e Euro 2020. “Kam arritur në përfundimin që ky është momenti më i mirë për të thënë mjaft.
Euro 2020 ishte një pikë e shkëlqyer mbërritje. Jam krenar dhe mirënjohës që kam qenë në gjendje të përjetoj dhe shijoj gjithë këto vite me kombëtaren“, shkruan 30-vjeçari nga Gostivari. /abcnews.al