Ezequiel Garay e mbyll me futbollin e luajtur në moshën 34-vjeçare dhe e gjitha ndodh për arsye shëndetësore. Qendërmbrojtësi, i cili numëron 32 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës dhe ka luajtur klube si Newell’s, Racing, Real Madrid, Benfica, Zenit dhe së fundmi Valencia, ka dalë me një komunikatë në rrjetet sociale:
“Sot, më 16 korrik 2021, unë i dhashë lamtumirën karrierës time si futbollist. Duhet ta pranoj që do të më kishte pëlqyer dhe isha i bindur që do ta shihja pensionimin tim më vonë, por nuk ishte e mundur.
Gjatë tre viteve të fundit kam qenë duke u përballur me një sëmundje. Është një lloj astritisi në kofshë, që e kam trashëguar nga lindja dhe me aktivitet fizik është përkeqësuar.
Kisha dhimbje të mëdha, që nganjëherë nuk mundja të ecja dhe duhej të merrja injeksione që të luaja. Qëllimi im ishte vetëm të luaj futboll, ta shijoja dhe t’i bëja tifozët e lumtur. Në shkurt të vitit 2020 unë pësova një lëndim tjetër që u rikuperova, në fakt unë negociova me disa klube kur u riktheva.
E vërteta është që nuk mundem, nuk mundem më të luaj dhe nëse do të pranoja një ofertë do të ishte si një lloj tradhtie për klubin. Jam krenar me atë çfarë kam arritur, jam mirënjohës që kisha fatin të isha pjesë e Argjentinës.
Falënderoj të gjithë kolegët me të cilët kalova kohë dhe më kanë bërë të lumtur, kam qeshur e kam qarë me ta. Dhe në fund, tifozët, të cilët më kanë dhënë emocione të mëdha. Në fund, viktimat e këtij rrugëtimi, gruaja ime dhe fëmijët, faleminderit shumë. Sot fillon një udhëtim i ri në jetën time”. / abcnews.al
— Ezequiel Garay (@Garay_24) July 16, 2021