Lirohet nga burgu Tire Alldervishi

schedule11:37 - 16 Korrik, 2021

schedule 11:37 - 16 Korrik, 2021

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest në shtëpi” për Tire Alldervishin, ish-sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” e cila u arrestua për korrupsion.

Lexo edhe: ABC siguron dosjen: Bisedat pas vdekjes së nënës, si e zbuloi denoncuesja se Tirja ishte sanitare

Tire Alldervishi u hoq ai infermiere dhe i mori 8 milionë lekë të vjetra familjares së një pacienteje të infektuar me koronavirus.

Alldervishi e cila prezantohej si infermiere, mashtroi familjen e një pacienteje duke i marrë paratë në këmbim të shërbimit që do t’i bënte të sëmurës.

Lexo edhe: Apeli liron dy infermieret e “Shefqet Ndroqit”, Sheqerie Koçi dhe Mira Bushi

Po e sëmura gjatë komunikimeve me vajzën e saj i konfirmoi se për atë nuk po kujdesej njeri dhe fatkeqësisht ajo nuk ia doli që të fitojë betejën me Covid.

Kujtojmë se krahas Tire Alldervishit, me urdhër të prokurorisë u arrestuan edhe infermierja Sheqerie Koçi, Mira Bushi dhe sanitarja Rukie Hoxhën. Të katërta akuzoheshin për veprën penale “Mashtrim dhe Shpërdorim detyre”.

Ndërkohë edhe për infermieret e Sanatoriumit Sheqerie Koçi dhe Mira Bushi, Sidorela Çela dhe Rukie Hoxhën, Gjykata e Tiranës vendosi më herët hetim në gjendje të lirë./abcnews.al/