Rritja e numrit të të infektuarve me Covid në të gjithë botën ka bërë që shumë vende të marrin vendimin për rikthimin e masave kufizuese.
Një ndër vendet që pritet që të rikthejë përdorimin e maskës është Los Angeles. Ai ka një popullsi prej 10 milion banorësh dhe është qyteti i dytë më i madh në Shtetet e Bashkuara dhe është një nga disa qytete që kanë rekomanduar ose kanë bërë të detyrueshëm përdorimin e maskave dhe masave të tjera kufizuese kundër pandemisë, pasi incidenca e infeksioneve është rritur në nivele alarmante në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara.
“Ne kërkojmë përdorimin e një maske për të gjithë, kur ata janë në ambiente të mbyllura dhe në ngjarje publike dhe biznese, pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit, në mënyrë që të mund të ndalojmë nivelin e lartë të transmetimit të rasteve që shohim”, shkruan në Tëitter shërbimi lokal i shëndetit publik.
Masa do të vendoset një minutë para mesnatës së së shtunës, sipas të njëjtit shërbim.e.su./abcnews.al