Laçi ia del të mbyllë 1-0 90 minutat e ndeshjes së kthimit ndaj Podgoricës. Ekipi malazez fitoi 1-0 në shtëpi sfidën e parë të raundit të parë të Conference League, teksa bardhezinjtë e Duros triumfuan 1-0 në “Elbasan Arena” falë golit të Ardit Deliut.
https://streamable.com/osh2cm
https://streamable.com/7d36gt
https://streamable.com/ozw9bi
Mesfushori kavajas gjeti rrugën e rrjetës pas një ore lojë, pasi një asisti të marrë nga Zarubica. Dominim total i skuadrës kurbinase, që u frenua nga një super Nikola Ivezic. Portieri 18-vjeçari kreu disa pritje fantastike mbrëmjen e sotme.
https://streamable.com/ylt8rr
https://streamable.com/cm983d
https://streamable.com/2tq7zu
Deliu, Lushkja, Mazrekaj, Guindo dhe Shehu humbën shumë raste përballë “gardianit” të Podgoricës. Sfida ka shkuar në shtesa dhe duhet të presim për skuadrën që do të kualifikohet në raundin e dytë të Conference League, aty ku fituesi do të ketë përballë rumunët e Univ Craiova.
https://streamable.com/xjgh79
https://streamable.com/qa40t6
https://streamable.com/yck4cb
Shkupi ia del të eliminojë Llapin në derbin e ekipeve shqiptare. Bardhekaltrit nga Shkupi fituan 2-0 sfidën shtëpiake, teksa sot e mbyllën në barazim 1-1 duelin e dytë ndaj skuadrës dardane, që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Në raundin tjetër, “Shvercerat” do të sfidojnë portugezët e Santa Clara.
Emocionet ishin ruajtur për në 15 minutat e fundit të ndeshjes. Benjamin Emini (75′) la Llapin me dhjetë lojtarë, ndërsa tre minuta më vonë Shkupi kaloi në avantazh falë golit të Ali Adem. Ekipi nga Podujeva reagoi dhe evitoi humbjen falë rrjetës së Drilon Fazliu (84′). /abcnews.al