9 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja me Covid në Itali

schedule18:04 - 15 Korrik, 2021

schedule 18:04 - 15 Korrik, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 2 455 raste të reja nga 190 922 testime.

Ndërkaq në orët e fundit betejën me Covid e kanë humbur nëntë persona, një shifër më e ulët se një ditë më parë ku ishte 23.

Numri i pacientëve të shtruar në spital u ul (-19), por kujdesi intensiv u rrit me 2 njësi.

Gjatë orëve të fundit të shëruarit janë 3,264.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 4,278,319 mes të cilëve kanë humbur jetën 127,840 qytetarë dhe betejën me Covid e kanë fituar 4,109,579 të infektuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!