Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet në Europën Perëndimore, ku deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 50 persona.
Xhaçka në profilin e saj në Twitter shkruan se është e pikëlluar për humbjen e jetëve dhe situatën atje duke shprehur mbështetjen e saj për të prekurit dhe familjet e të ndjerëve.
“E pikëlluar thellë nga humbja tragjike e jetëve pas përmbytjeve tragjike në Berlin, Belgium, Germany dhe TheNoherland. Zemra dhe mendja jonë shkon te të prekurit dhe familjet e tyre” shkruan Xhaçka.
Deeply pained by the tragic loss of lives following the tragic floods in #Berlin, #Belgium, #Germany and #TheNetherlands. Our heart and minds go out to those affected and their families @GermanyDiplo @BelgiumMFA @MFA_Lu @DutchMFA
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) July 15, 2021
Ndërkohë deri më tani në Gjermani kanë humbur jetën të paktën 42 persona dhe 6 të tjerë kanë vdekur në Belgjikë, ndërsa vijojnë të jenë të zhdukur dhjetëra të tjerë.e.su./abcnews.al