Granit Xhaka është më pranë se kurrë me Romën. Calciomercato raporton se klubet po negociojnë për transferimin e mesfushorit dhe kanë gjetur një të mesme në lidhje me vlerën e transferimit, e vetmja pengesë e këtij operacioni.
Oferta e parë e Romës ishte 10 milionë euro, por Arsenal kërkoi 20 milionë euro. Mourinho vazhdoi ta kërkojë kapitenin e Zvicrës dhe pas kësaj Roma rriti ofertën duke e çuar në 15 milionë, plus 25 të tjera bonuse lehtësisht të arritshme nga mesfushori.
Kjo me shumë mundësi do jetë formula përfundimtare e këtij transferimi. Granit Xhaka është gati të lërë Londrën dhe të transferohet në Romë. Ai prej javësh ka gjetur gjuhën e përbashkët për pagën prej 2.5 milionë eurosh në sezon, plus bonuse në varësi të paraqitjeve të tij. /abcnews.al