Autori i kishte borxh, i riu shqiptar në Mykonos u vra për qiranë

schedule11:19 - 15 Korrik, 2021

schedule 11:19 - 15 Korrik, 2021

Policia greke ka zbardhur detaje për vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar në Mykonos, disa ditë më parë. Bëhet me dije se i riu u vra për shkak të problemeve që kishte për qiranë me autorin.

Sipas hetimit, 29-vjeçari shqiptar që e goditi me thikë në zemër duke i marrë jetën kishte konflikt për pagesën e qirasë me viktimën, pasi më herët ata kishin qenë shokë dhome.

Autori i kishte para borxh viktimës, pasi nuk kishte përmbyllur të gjitha detyrimet e qirasë. 27-vjeçari i kërkonte vazhdimisht paratë që kishte paguar edhe për të dhe kjo ka sjellë konfliktin mes tyre.

Lexo edhe: Që nga shkurti qëndronte ilegalisht në Mykonos, i riu shqiptar u godit me thikë në zemër

27-vjeçari që punonte në ndërtimi prej kohësh kishte jetuar me vrasësin. Sipas hetimeve duke qenë se 29-vjeçari nuk ishte i rregullt në pagimin e qirasë që i takonte, viktima u detyrua të linte shtëpinë dhe të qëndronte diku tjetër.

Autori i kishte mbetur në borxh 27-vjeçari, pasi ky i fundit kishte paguar qiranë për të. Ditën e vrasjes ata kishin një takim për të zgjidhur mosmarrëveshjen, që përfundoi me fatalitet.

Policia ka arrestuar gjithashtu edhe katër të rinj të tjerë shqiptarë, pasi dyshohet se ishin bashkëpunëtorë të 29-vjeçarit.

Hetimi zbuloi se mbrëmjen e 12 korrikut, teksa u takuan për të zgjidhur mosmarrëveshjen për borxhin e mbetur nga qiraja, 29-vjeçari goditi me thikë në zemër 27-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen këtij të fundit. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!