Pretendonte se ishte imun ndaj helmit, “njeriu i gjarprit” vdes pasi kobra e kafshon në gjuhë

schedule21:28 - 14 Korrik, 2021

schedule 21:28 - 14 Korrik, 2021

Një 62-vjeçar në Filipine, i njohur si “njeriu i gjarprit”, i cili pretendonte se ishte imun ndaj helmit, ka vdekur pasi kobra e kafshoi në gjuhë.

Bernardo Alvarez, kapi kobrën vdekjeprurëse të Filipineve Veriore pak çaste para vdekjes së tij në qytetin Mangaldan, provinca Pangasinan më 9 korrik.

Sipas raporteve, ai u brohorit nga fqinjët ndërsa kapi zvarranikun.  Por, ndërsa tregoi gjarprin para njerëzve që ishin grumbulluar për ta parë, Bernardo e mbajti kobrën shumë afër fytyrës së tij, dhe tentoi ta puthte në gojë.

Kobra, e njohur si një nga gjarpërinjtë më helmues në botë, iu hodh në gojë dhe i kafshoi gjuhën. 62-vjeçari i tronditur bërtiti nga dhimbja dhe më pas u rrëzua në tokë dhe gjeti vdekjen.

“Helmi i gjarprit mund të shkaktojë paralizë, e cila është ajo që i ndodhi ‘njeriut të gjarprit’. Kjo paralizë mund të ndalojë frymëmarrjen e viktimës, të ndikojë në rrjedhën e oksigjenit në trup dhe përfundimisht të ndalojë rrahjet e zemrës”, tha zyrtarja Provinciale e Shëndetësisë Dr Anna de Guzman. Mjekët u përpoqën ta shpëtonin 62-vjeçarin, por ishte tepër vonë. g.v/abcnews.al