Kida, Ledri Vula dhe Butrint Imeri, treshja më e mirë e momentit u bashkua për të sjellë një këngë, që rezultoi të ishte hiti i verës. “Dale” arriti miliona klikime brenda një kohe shumë të shkurtër, duke tejkaluar kufijtë shqiptarë.
Ndërsa kënga ka kapur shifrën e 15 milionë klikimeve, Butrinti është shprehur më i lumtur se kurrë dhe i bindur se kënga ka thyer rekord në tregun shqiptar duke arritur një shifër kaq të lartë në një kohë të shkurtër.
Nuk ka lënë pa falenderuar as bashkëpunëtorët e tij, Ledrin dhe Kidën që iu bashkuan në këtë projekt. “15 MILION per nje kohe rekorde prej 11 DITESH, kjo nuk ka ndodh asnjehere ne tregun shqiptar (pa perfshire kenget shqip qe kane dhez international, pra e kam fjalen vetem per kenget qe kane audience shqiptare).
Kjo nuk kish mujt me u realizu ma s’pari pa @ledrivula dhe @kida, pastaj pa bashkepuntoret si @qeliklipa, @sbsmusicent, @avddigital dhe @entermedia.tv Nuk kom koment, ju falenderoj shume per krejt kete dashni e komentet e pafundme qe me keni dergu!”, është shprehur Butrinti. /abcnews.al