Në Peshkopi po punohet për ndërtimin e unazës së re. Projekti parashikon të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në qytet. Investimi është pritur mirë nga banorët.
Një unazë e re po ndërtohet në Peshkopi. Investimi është mirëpritur nga banorët. Prej vitesh kanë jetuar mes pluhurit dhe baltës. Zbatimi i këtij projekti do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve në qytet.
Banor: Na janë heq gropat, pluhurat.
Banor: Ky investim është frymëmarrje për gjithë qytetin.
Me financimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimi dhe qeverisë shqiptare është asfaltuar 3.3 km rrugë. Kryebashkiaku i Dibrës Muharrem Rama thotë se për rrugën ka ende shumë punë për ta pajisur me të gjithë elementët bashkëkohore.
Kryetari i Bashkisë Muharrem Rama: Ka edhe trotuare, sistemimin e ujërave të zeza, ujërave të bardha, ndriçimin. Është investim bashkëkohor që po bëhet realitet në Bashkinë e Dibrës.
Unaza e re do t’u mundësojë banorëve një altenativë lëvizjeje. Mjetet e tonazhit të lartë nuk do të qarkullojnë më në brendësi të qytetit të Peshkopisë, duke i dhënë frymëmarrje trafikut. /abcnews.al