Nga 24 korriku Rusia do të nisë fluturimet e rregullta me disa vende të ndryshme, duke përfshirë Greqinë, Francën dhe Çekinë. Lajmi u bë me dije nga agjencia qeveritare pas njoftimit të masave për pandeminë.
Rusia ka rritur edhe numrin e fluturimeve të rregullta drejt Austrisë, Belgjikës, Bullgarisë, Hungarisë, Greqisë, Libanit, Kroacisë dhe Etiopisë.
Nga Moska në Greqi dhe veçanërisht në Selanik dhe Heraklion do të ketë shtatë fluturime në javë.
Me ndryshimet e reja Rusia hap “portat e qiellit” me 48 vende. m.v/abcnews.al



