Kim dhe Kushi japin certifikatat studentëve shqiptarë: Kontribuoni në fuqizimin e Shqipërisë

schedule18:07 - 14 Korrik, 2021

schedule 18:07 - 14 Korrik, 2021

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri bashkë me ministren e Arsimit Evis Kushi i kanë dorëzuar stydentëve përfitues të bursave Fulbright dhe Humphrey, certifikatat e përfundimit të studimeve duke i nxitur ata të zbatojnë ato që kanë mësuar, për fuqizimin e Shqipërisë.

Fotot e takimit janë ndarë nga ambasada e SHBA në Shqipëri e cila thekson se që prej vitit 2019 Shqipëria ka kontribuar me fonde për këto programe duke i mundësuar ambasadës të dyfishojë numrin e studentëve shqiptarë që marrin bursa për të ndjekur masterin në SHBA.

“Ambasadorja Kim dhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi përgëzuan studentët e Fulbright dhe Humphrey për përzgjedhjen e tyre për këto bursa prestigjioze dhe i uruan fat ndërsa përgatiten të fillojnë programet e studimit në Shtetet e Bashkuara. Ambasadorja dhe Ministrja gjithashtu ju dorëzuan studentëve të sapokthyer çertifikatat e përfundimit të studimeve dhe i nxitën ata të zbatojnë ato që mësuan për fuqizimin e Shqipërisë.

Ambasadorja Kim theksoi se ky vit shënon 75 vjetorin e programit Fulbright, programi kryesor i shkëmbimit të Departamentit të Shtetit për arsimin dhe kulturën. Që prej vitit 2019, qeveria e Shqipërisë ka kontribuar me fonde për programin Fulbright, gjë e cila i ka mundësuar Ambasadës të dyfishojë numrin e studentëve shqiptarë që marrin bursa për të ndjekur studimet master në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në postim. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!