Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut në raportin e orëve të fundit ka bërë me dije se nga 2 798 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 18 raste të reja.
Rastet e reja me Covid janë konfirmuar në Shkup-11, Tetovë-6 dhe Sveti Nikollë-1, fatmirësisht në orët e fundit nuk ka asnjë jetë të humbur.
Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë shëruar 7 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.840, prej tyre 150.146 të shëruar, numri i vdekjeve është 5.487, ndërsa numri i rasteve aktive është 207./abcnews.al