Aksion në Dibër, Bulqizë e Mat, kapen dy persona të shpallur në kërkim

schedule09:52 - 15 Nëntor, 2018

schedule 09:52 - 15 Nëntor, 2018

Brenda 12 orëve të fundit janë kapur dhe ndaluar 2 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale gjatë një aksioni të policisë të zhvilluar në Dibër, Bulqizë dhe Mat.

Njoftimi i Policisë
Në Mat, kapet  dhe ndalohet një shtetas në kërkim, pjesëtar i një grupi që kryenin vjedhje automjetesh në Tiranë

Në Bulqizë, kapet dhe ndalohet një shtetas në kërkim i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë  operative, nga shërbimet e  Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit nr. 3 Tiranë, u bë e mundur që të kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim :

Gentjan Ahmetsulaj, 39 vjeç, banues në Burrel, Bashkia Mat, i dënuar disa herë për vjedhje.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi dyshohet së në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë të arrestuar para 2  javësh, funksiononin si grup duke  kryer  aktivitet kriminal në fushën e vjedhjeve të automjeteve  në qytetin e Tiranës, dhe më pas i sillnin në qytetin e Burrelit.

Si rezultat i një pune  hetimore të pandërprerë,  u arrit të kapet dhe ndalohet shtetasi G.Ahmetsulaj,  i cili iu dorëzua shërbimeve të Policisë Tiranë për hetime të mëtejshme.

Në vijim të hetimeve janë gjetur dhe sekuestruar nga ana e policisë  se Komisariatit Mat, dy automjete tip ‘Benz Autoveturë’, të dyshuara të vjedhura në Tiranë.

Vijon puna për identifikimin,  kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.V.P.Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezultat i një punë hetimore dhe profesionale, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

Jurgen Balliu, 23 vjeç, banues në fshatin Sopot, Bulqizë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet dhe 4 muaj burg për veprën penale  “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike“ , e  parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur do ti referohen  Prokurorisë Pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë  Dibër dhe Mat për hetime të mëtejshme.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!