Plori: Krymi mungesë e madhe, uroj mos të ketë gjykim si atje! Ka “recetë” për fitoren

schedule10:59 - 14 Korrik, 2021

schedule 10:59 - 14 Korrik, 2021

Elvis Plori, në mungesë të Thomas Brdaric të pezulluar me karton të kuq, do të jetë në krye të Vllazninë në ndeshjen e kthimit kundër Siroki Brijeg, që luhet nesër prej orës 21:00 në stadiumin “Loro Boricci”.

Tekniku shkodran, në konferencën për shtyp para ndeshjes, është shprehur: “Është e shumë pritur për ne dhe për gjithë opinion shkodran, pasi ka 10 vite që nuk luajmë në kupat e Europës në Shkodër. Është e shumëpritur edhe për një arsye tjetër, pasi prej dy vitesh që luajmë pa tifozë. Ka adrenalinë tjetër me tifozë, edhe pse me numër të reduktuar”.

“Është e vështirë të përmbysim rezultatin. Moralisht skuadra është e mirë. Nuk ishte rezultati i merituar atje. Nuk dua të kthehem te arbitrat që janë diskutuar. Shoh optimizëm për të kthyer rezultatin dhe kjo më mbush me shpresë”.

“Duhen shumë gjëra për të fituar. Duhet të jemi kërkues dhe agresiv për të shënuar shpejt, por edhe të jemi të kujdesshëm, pasi do na godiste në çdo aspekt. Do bëhej dyfish më e vështirë. Duhet të jemi të përgatitur, të jemi agresivë dhe racional”.

“Shkodra ka qenë armë e fortë për çdo futbollist ndër vite. Jo më kot përmenden tifozët e zjarrtë të Vllaznisë. Mezi presim t’i kemi në stadium tifozët”.

“Brdaric mungon, po do komunikojmë. Kemi bashkëpunim perfekt. Shpresojmë të shënojmë shpejt. Latifi nuk do luajë nga fillimi. Të gjithë e njohin dhe ka shumë dëshirë, por nuk është ende i gatshëm. Do ketë minuta për të, por duke parë se si shkon ndeshja”.

|Rivali vendoset mirë taktikisht dhe del shumë mirë përpara. Nëse e sulmon me shumë forca, duhet të shohësh edhe prapa. Jemi munduar të bëjmë korrigjime. Krymi na prish shumë punë që mungon. Do mundohemi të përshtatim Jonuzin dhe Kalezic, që ta përballojmë mungesën e tij|.

Nuk e shikoj veten të aftë të gjykoj një arbitër pa nisur ndeshje. Arbitrat e huaj, kur kanë ardhur këtu edhe në kampionat, nuk ka pasur protesta siç ndodhi atje me ne. Uroj të mos ndodhë më”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!