SPAK dhe tenderat, Patozi “këshillon” Bashën: Bëj kujdes, mund të të bjerë kokës

schedule17:00 - 13 Korrik, 2021

schedule 17:00 - 13 Korrik, 2021

Ish-drejtuesi i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar duke komentuar akuzat e kreut të PD-së, Lulzim Basha kundër Edi Ramës për tenderat korruptivë.

Qelben të gjithë dhe njësoj nga koka. Dakord jemi, more udhëheqës, është e vërtetë dhe s’e luan topi që peshku nga koka qelbet. Por kjo vlen për të gjithë peshqit, jo vetëm për ata që kapen në gjolin e komshiut.

Se kur bie fjala për pellgun tënd e kanë fajin cironkat e Pogradecit dhe sardelet e Divjakës. Dhe kështu i bie që peshku të qelbet nga bishti, apo jo? Ndaj edhe mos u tundo kaq shumë, kur e ngre stekën lart, se mund të të bjerë kokës.

Dhe bëj kujdes kur përdor terma peshkimi këto ditë, sepse ngjan të kemi hyrë në një stinë e nxehtë gjuetie dhe nuk dihet asnjëherë në ujërat e kujt do të zërë rrjeta.

Sepse do të jetë siklet i madh pastaj që t’i ndash peshqit në fajtorë dhe të pafajshëm, në varësi të vendit ku kapen” shkruan Patozi./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!