Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Takimi me Kurtin, Dendias: Diskutuam për dialogun Prishtinë-Beograd

schedule16:18 - 13 Korrik, 2021

schedule 16:18 - 13 Korrik, 2021

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka dhënë detaje për takimin që pati sot në Athinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë takimit, kryediplomati grek tha se së bashku me Kurtin diskutuan për perspektivën e Ballkanit Perëndimor, dialogun Prishtinë-Beograd e bashkëpunimin ekonomik.

“Pas takimit tonë të fundit në Prishtinë, unë u takova me Kryeministrin A.Kurti në Athinë. Ne diskutuam perspektivën e # Ballkanit Perëndimor # BE, dialogun Beograd-Prishtinë dhe bashkëpunimin ekonomik”, ka shkruar Dendias në llogarinë e tij në Tëitter.

Ndërsa, gjatë këtij takimi Kurti tha se njohja e pavarësisë së Kosovës do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në rajon teksa theksoi edhe rëndësinë që ka përkrahja e shtetit grek për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!