Me datën 14 tetor, Komisioni i Venecias pritet që të shqyrtojë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Kujtojmë se më 9 korrik 2021 Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë kërkoi një opinion “amicus curiae” për të adresuar në veçanti juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese mbi kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor dhe ndërlidhjen e parimeve themelore kushtetuese të periodicitetit të zgjedhjeve lokale dhe pluralizmit politik, në marrëdhënie me zgjedhjet lokale të vitit 2019. Kjo çështje do të trajtohet në seancën e 129 të Gjykatës (dhe seanca me datat 14-16 Tetor) në Komisionin e Venecias.
Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë gjykimin për legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të 2019 dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion./abcnews.al/