UEFA ka shpallur ditën e sotme formacionin më të mirë të Euro 2020. Pjesa më e madhe e tyre janë nga skuadrat gjysmëfinaliste dhe finaliste. Italia fituese përfaqësohet me plot 5 lojtarë, duke qenë edhe skuadra më e përfaqësuar në këtë formacion.
Në vendin e dytë është Anglia finaliste, e cila përfaqësohet me tre lojtarë. Në rreshtim kanë merituar nga një vend edhe Pedri i Spanjës, Hojbjerg i Danimarkës dhe Lukaku i Belgjikës. Ajo që bie më shumë se gjithçka në sy është mungesa e Ronaldos.
#EURO2020 L'équipe du tournoi en image! pic.twitter.com/ZPzSdMifJS
— UEFA EURO 2024 ?? (@EURO2024FRA) July 13, 2021
Portugezi u eliminua që në raundin e 1/8-ave me Portugalinë e tij nga Belgjika, por vetëm katër ndeshje i mjaftuan kapitenit luzitan të shënonte 5 gola e të dhuronte 1 asist dhe të shpallej golashënuesi më i mirë i turneut. Specialistët në vend të tij kanë zgjedhur Lukakun.
Pjesëtarët e komisionit përzgjedhës të formacionit janë: Packie Bonner, Esteban Cambiasso, Fabio Capello, Cosmin Contra, Corinne Diacre, Jean-François Domergue, Dušan Fitzel, Steffen Freund, Frans Hoek, Aitor Karanka, Robbie Keane, Ginés Meléndez, David Moyes, Mixu Paatelainen, Peter Rudbæk dhe Ëilli Ruttensteiner.
FORMACIONI MË I MIRË
Portier: Gianluigi Donnarumma (Italy)
Mbrojtës: Kyle Walker (Anglia), Leonardo Bonuçi (Italia), Harry Maguire (Anglia), Leonardo Spinazzola (Italia)
Mesfushorë: Pierre-Emile Højbjerg (Denmark), Jorginho (Italy), Pedri (Spain)
Sulmues: Federico Chiesa (Italia), Romelu Lukaku (Belgjika), Raheem Sterling (Anglia) /abcnews.al