Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Topi i Artë tani është çështja, emrat që do luftojnë deri në fund për ta fituar

schedule09:38 - 13 Korrik, 2021

schedule 09:38 - 13 Korrik, 2021

Sezoni mbaroi përfundimisht dhe tani të gjithë tifozët, gazetarët e opinionistët mendojnë për fituesin e Topit të Artë. Në fakt s’është edhe aq e lehtë ta përcaktojmë që tani fituesin, por një numër të reduktuar kandidatësh mund t’i listojmë.

Robert Lewandowski, fabrikë golash me Bayern Munchen këtë sezon dhe një nga sulmuesit më në formë, sigurisht nuk mund të mungojë në këtë listë, pavarësisht se nuk arriti të bëjë diçka në Euro 2020. Cristiano Ronaldo gjithashtu duhet të jetë në listë, ishte golashënuesi më i mirë i Europianit me 5 gola.

 

Në këtë listë gjithkush mund të rendisë edhe N’Golo Kante. Mesfushori ishte padyshim faktori kryesor i fitores së Chelseas në Champions League dhe gjithkush e fuste kandidat para se të niste turneu u Euro 2020. Por me nisjen dhe përfundimin e tij, një tjetër emër mund ta ketë parakaluar.

 

Bëhet fjalë për Jorginho, shokun e tij te Chelsea dhe “frymëzimin” e Italisë për të mbërritur te fitorja e trofeut. Por nuk janë vetëm kaq sepse përtej Atlantikut, Messi triumfoi më në fund në Copa America dhe menjëherë vuri kandidaturën për fitimin e trofeut.

 

Mund ta themi, ai është kandidati kryesor për momentin. 12 gola shënoi Argjentina në Copa America dhe në 9 prej tyre ishte i përfshirë kapiteni. Jo vetëm kaq, por ai tregoi edhe fuqinë e një lideri, duke i shtuar shumë personalitet Argjentinës. Tani për tani, mund të themi se është një luftë mes tij dhe Jorginhos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!