Kreu i FSHF-së Armand Duka ka folur për herë të parë për zgjedhjet e vitit 2022 për drejtimin e federatës duke komentuar edhe sfidantin e parë në garë. Ai u shpreh se nuk e ka vendosur ende nëse do kandidojë për një mandat të pestë në këtë post, ndërsa u përgjigj edhe për kandidimin e Dritan Shakohoxhës.
“Është shpejt. Kemi edhe një vit. Do vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë. Do vazhdoj të punoj si ditën e parë. Unë inkurajoj çdo njeri që mendon se mund të japë një kontribut publik që ta bëjë atë. Sepse në fund të fundit do sakrifikojë nga koha e vet.
Pa dyshim që mund të ketë edhe të tjerë. Të gjithë janë të mirëpritur dhe do japin kontributin e vet. Nuk e di nëse ka apo nuk ka ngjyrime politike. Nuk mund të bëj kështu deklaratash”, u shpreh Duka.
Pyetur nga gazetari Endri Xhafo në lidhje me figurën e Shakohoxhës, Duka u shpreh se përballë ka një komentator.
Replikat
Endri Xhafo: Përballë keni një gazetar
Armand Duka: Komentator
Endri Xhafo: Pse jeni ftohur?
Armand Duka: Nuk kam ndonjë gjë private apo personale me askënd. Me dikë bëhet një miqësi më shumë me dikë më pak. Nuk ka lidhje ftohja dhe ngrohja e marrëdhënieve me drejtimin e federatës.
m.v/abcnews.al