Epidemiologia e OBSH-së, Maria Van Kerkov, shprehu shqetësimin për rritjen e rasteve dhe përhapjen e variantit Delta pas finales së djeshme Angli-Itali. Sipas saj, tifozët pa maska do të jenë burim i përhapjes së mëtejshme të virusit dhe varianteve të reja.
Van Kerkoy e përshkroi ndeshjen me më shumë se 60,000 tifozë në finalen e kampionatit europian të futbollit “katastrofike”.
“Pandemia nuk bëri pushim sot … varianti Delta do të shfrytëzojë të pavaksinuarit dhe personat pa maska.” Katastrofike, “shtoi ajo.
Rikujtojmë se kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka mbrojtur vazhdimisht vendimin për të lejuar më shumë se 60,000 tifozë në finale, duke thënë se do të merreshin masat e duhura.
Globalisht, shkalla e infeksioneve me koronavirus ka shënuar rritje. Javën e kaluar janë shënuar mbi 2.6 milionë raste të reja; Europa ka përjetuar një rritje prej 30 për qind të rasteve. s.ba/abcnews.al