Dhjetëra tërmete në pak orë në Greqi, sizmiologët shpjegojnë dukurinë: E pazakontë…

schedule21:45 - 10 Korrik, 2021

schedule 21:45 - 10 Korrik, 2021

Dhjetëra tërmete janë regjistruar gjatë orëve të pasdites së sotme në Greqi. Të gjitha lëkundjet e e njëpasnjëshme ishin të një madhësie të vogël megjithatë  autoritetet në Greqi janë të shqetësuara.

Sizmiologët thonë se ky është një fenomen i pazakontë.  Drejtori i kërkimit të Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, Dr. Gerasimos Chouliaras foli në lidhje me situatën. “Për një vit tani, zona më e gjerë e Tebës ka pasur një aktivitet të fortë sizmik, i cili po monitorohet nga afër nga Instituti Gjeodinamik,” tha ai.

Ai shtoi se “këto lëkundje sizmike janë me madhësi 2.9 deri 3.1 Rihter dhe janë bërë në një kohë prej rreth katër minutash për këtë dhe konsiderohet si një fenomen i pazakontë”, thotë ai për protothema.gr.

Nga ana e tij, Athanasios Ghanas, duke folur për protothema.gr nënvizon se, “ekziston një përkeqësim i vogël sizmik në zonë siç tregohet nga dridhjet sizmike të përsëritura të cilat janë të dobëta në madhësi. 

Ne jemi duke monitoruar evolucionin e fenomenit por ajo që duhet të sqarojmë është se ky aktivitet nuk ka asnjë lidhje me sekuencën sizmike që u zhvillua në Dhjetor 2020 në Kallithea me një madhësi prej 4.6 Rihter ku edhe ne kishim dëme”.

Gjatë orëve të pasdites pati lëkundje të vogla tërmeti në Mytilene, Astypalea dhe madje edhe në Heraklion, Kretë. m.v/abcnews.al