Gjimshiti i motivuar në kombëtare

schedule19:52 - 13 Nëntor, 2018

schedule 19:52 - 13 Nëntor, 2018

Berat Gjimshiti dhe Andi Lila dolën përpara gazetarëve, për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve. Gjimshiti është optimist pas golit së shënuar në Serinë A, ndërsa Lila nuk shqetësohet nga rezultatet e fundit.

Në kombëtare vjen menjëherë pas këtij goli. Berat Gjimshiti luajti një ndeshje të madhe për Atalantën kundër Interit në Serinë A edhe në sulm, por edhe në mbrojtje ku ka vendin, dhe natyrshëm që duhet të jetë edhe më optimist.

Çfarë thotë qendërmbrojtësi në pritje të sfidës ndaj Skocisë?

“Kam pas momente më të mira kur kam pasur gol. Vij këtu për të dhënë maksimumin”, tha Gjimshiti

Çfarë nuk shkon tek skuadra, sipas Gjimshitit?

“Ishte një lojë që e patëm në dorë. Kemi luajtur shumë mirë dhe bëmë një gabim që morëm atë gol”, u shpreh Gjimshiti.

Mbrojtësi tjetër kuqezi, Andi Lila, tregohet edhe më optimist, madje nuk i pëlqejnë kritikat ndaj ekipit.

“Ekipi është në një fazë ndërrimi gjeneratash. Do kohën e vet. Mendimi im personal është që ndeshjet e fundit kombëtarjha ka luajtur shumë mirë. Ne duhet të japim 200 përqin”, u shpreh Lila.

Në këtë ndeshje, Lila mund të luajë si mbrojtës i majtë, në vend të Hysajt të pezulluar./abcnews.al