Tifozët e Interit janë ndër më besnikët në Itali. Fitore apo humbje, ata janë gjithmonë në mbështetje të ekipit të zemrës, që sezonin e kaluar i gëzoi duke ju dhuruar titullin kampion pas 11 viteve mungesë.
Në stol është ulur Simone Inzaghi dhe zikaltrit kanë nisur ditën e djeshme përgatitjet për sezonin e ri. Tifozët nuk mund të mungonin dhe një numër i madh (mbi 600) janë paraqitur në qendrën stërvitore, Appiano Gentile.
Mbështetje për heronjtë e tyre dhe trajnerin Inzaghi, dhe atmosferë e bukur. Sigurisht që “kampionët e Italisë jemi ne” ishte kori që dominonte, por ultrasit nuk kanë harruar as Christian Eriksen, të cilin e presin të rikthehet sa më shpejt. /abcnews.al