Haiti ka kërkuar ndërhyrjen e trupave të huaj në vend pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise. Kërkesa iu dërgua qeverisë së SHBA-së dhe OKB, por SHBA tha se nuk do të dërgojë trupa ushtarake “në këtë periudhë trazirash në vend”.
Në një deklaratë dje, policia e Haitit tha se një grup prej 28 mercenarësh të huaj vranë presidentin . Pas një beteje me armë në kryeqytetin Port-au-Prince, 17 prej tyre u arrestuan.
Tre të dyshuar u vranë nga policia dhe tetë të tjerë ende janë në kërkim. Megjithëse SHBA-ja tha se nuk do të dërgojë trupa, në një deklaratë të premten qeveria amerikane tha se do të dërgonte zyrtarë të FBI-së dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Haiti për të ndihmuar në hetimin e ngjarjes tragjike.
Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të duhet të miratojë një plan për të dërguar trupa ndërkombëtare në Haiti.
Vrasja ka shkaktuar trazira civile në Haiti. s.ba/abcnews.al