Para disa ditësh në Norvegji u vendos një ligj i ri, sipas të cilit çdo influencer që fiton para nga postimet në Instagram do të jetë i detyruar të tregojë cilat foto janë të modifikuara.
Lidhur me këtë është pyetur edhe moderatorja e njohur shqiptare, Fjoralba Ponari, e cila ka zhvilluar një bisedë përmes “Ask me” në Instastory.
“Si do ia bësh me ligjin e ri pa filtra?”, e ka pyetur ndjekësi moderatoren dhe ajo është përgjigjur menjëherë: “Siç kam bërë para se të bëhej trend puna e filtrave, për bukuri të Zotit”.
Sakaq, Fjori e ka shoqëruar përgjigjen me një foto pa filtra dhe pa pikë make upi, ku duket shumë e bukur si gjithmonë./abcnews.al