Një 29-vjeçar tentoi vetëvrasjen pasditen e sotme duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon në Bulqizë. Ai është Gëzim Duriçi. “ABC” mëson detaje të reja nga ngjarja.
E ndërsa motivet ende nuk dihen dhe dyshimet janë se vuan nga problemet mendore, kanë qenë banorët e lagjes që pasi kanë parë ngjarjen njoftuan ambulancën dhe policinë. “ABC” sjell pamjet nga pallati ku u hodh i riu.
29-vjeçari fillimisht u dërgua në spitalin e Bulqizës, por sipas mjekëve kishte fraktura të rënda në trup çka i detyroi që ta transportonin drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Kjo ishte hera e dytë që ai tentonte vetëvrasjen./ Abcnews.al