Një 29-vjeçar nga Bulqiza është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon duke tentuar që të vrasë veten, por fatmirësisht ka shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Lagjen e Re të qytetit të Bulqizës.
I plagosuri është transportuar me urgjencë me ambulancë në drejtim të spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar. Ende nuk dihen motivet që e shtynë 29-vjeçarin që të tentonte vetëvrasjen./ Abcnews.al