Ditëve të fundit po vërehet një rritje e numrit të të infektuarve ditorë me koronavirus. Siç bën të ditur ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve, në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste pozitive nga 2108 testime të kryera. Për fat të mirë, viktima nuk ka pasur.
Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Fier, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Lezhë, 1 rast në Vlorë. Aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Ndërkohë, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë kurse të shëruarit për një ditë janë gjashtë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,043 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (9 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2108
Testime totale 828,621
Raste pozitive 132,580
Raste të shëruara 130,043
Raste Aktive 81
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 29
Elbasan 12
Fier 11
Korçë 9
Shkodër 6
Vlorë 6
Lezhë 3
Durrës 2
Gjirokastër 2
Kukës 1 s.b./abcnews.al/