Talibanët tashmë kanë marrë në kontroll 85% të territoreve në Afganistan, sipas një deklaratë të një zyrtari taliban Shahabid Delaware. Forcat e huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara, po tërhiqen nga Afganistani pas gati 20 vitesh.
Ky veprim ka inkurajuar kryengritësit që të rimarrin kontrollin në shumicën e territoreve në Afganistan. Qindra forca afgane të sigurisë janë larguar në Taxhikistan duke ngritur shqetësime në Moskë dhe kryeqytetet e tjera se ekstremistët mund të arrijnë deri në Azinë Qendrore
Në një konferencë për shtyp të premten në Moskë, tre zyrtarë talibanë thanë se ata nuk ishin kërcënim për rajonin. Zyrtarët theksuan se talibanët do të bënin gjithçka për të parandaluar që Shteti Islamik të vepronte në Afganistan dhe do të bënin çmos për të mos lejuar prodhimin e drogës.
Delegacioni i talibanëve tha se të drejtat e pakicave etnike do të respektoheshin. Ministria e Jashtme e Rusisë u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt në Afganistan të vetëpërmbahen. s.ba/abcnews.al