Davide Calabria ka pranuar ofertën e Milanit dhe ka nënshkruar kontratën e re, 4-vjeçare, nga e cila mbrojtësi i djathtë përfiton rritje rroge (1.75 milion euro në sezon, nga 1.1 milion).
Mbrojtësi ishte një nga më të mirët sezonin e shkuar dhe te Milani nisën bisedimet për të zgjatur marrëveshjen. Sot ka ardhur edhe njoftimi për rinovimin.
“Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka rinovuar kontratën e Davide Calabria deri më 30 qershor 2025. I lindur më 1996, ai u bashkua me Milanin në moshën 10 vjeç.
Davide bëri debutimin e tij në Serie A në maj 2015 dhe pas 151 ndeshjeve dhe 5 gola të shënuar në 7 sezonet e tij me ekipin e parë, ai do të vazhdojë të veshë fanellën e kuqezinjve”, shkruan klubi i Milanit në komunikatën zyrtare. /abcnews.al
Official Statement: Davide Calabria ➡ https://t.co/48wW6UeOnS
Comunicato Ufficiale: @davidecalabria2 ➡ https://t.co/SlyyFHWyEh#SempreMilan pic.twitter.com/CpBvlOfJZs
— AC Milan (@acmilan) July 9, 2021